Shërbime konsulence i Inxhinierit të Pavarur për projektin e koncesionit të autostradës "Milot - Morinë".
Përshkrimi: Shërbime konsulence i Inxhinierit të Pavarur për projektin e koncesionit të autostradës "Milot - Morinë". Ky projekt përfshin mbikqyrjen e:
Punimet fillestare gjeoteknike
Projektimi dhe ndërtimi i mbikalimeve dhe elementëve të tjerë gjeometrikë:
Mbikalimi Kalimash km.86 + 135;
Mbikalimi Mamëz km.90 + 900;
Mbikalimi Gjegjan km.103 + 342;
Mbikalimi Bardhoc km.108 + 014;
Mbikalimi Morinë km.112 + 245;
Mbikalimi Rexhal km.113 + 593; si dhe:
Përmirësim nga km. 109+900 deri në km.110+390; dhe rrethrrotullim në km.114 + 540;
Përmirësime rrugore.
Ndërhyrje në elementët e urave (përfshire mbrojtjet lumore të pilave,rehabilitimi i drenimit të mbistrukturës, hidroizolimet dhe fugat),
Rehabilitimi i urës ekzistuese mbi lumin Drin, deri sa të ketë përfunduar ura e re dhe trafiku në këtë urë të plotësojë kërkesat kontraktuale të performancës,
Ndërtimi i stacionit të pagesës dhe rrethimi i autostradës,përfshirë pikat e hyrje-daljes nga autostrada, zonat e mbikalimeve,zonat ku do të ndërtohen mure mbajtës, dhe zonat ku pjerrësia e skarpatave është më shumë se 35m lartësi,
Ndriçimi i të gjithë mbikalimeve apo nënkalimeve të autostradës,
Përmirësimi i të gjithë pikave të hyrje-daljes në autostradë,në përputhje me standartet Shqiptare të projektimit dhe ndërtimit të rrugëve,sinjalistika dhe elementë të tjerë projektues, duke marrë në konsiderate rrezet,pjerrësitë,shpejtësitë e projektimit dhe parametra të tjerë që ndikojnë në shikueshmërinë dhe sigurinë e autostradës.
Ura e këmbësorëve në Kukës,
Infrastruktura e prurjeve të ujit në autostradë,
Plotësimi i sinjalistikës rrugore të autostradës,
Implementimi i rreziqeve mjedisore.
Ndërtimi i urës së re mbi lumin Drin.
Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore
Mirëmbajtje periodike.
Mirëmbajtje e thelluar duke përfshirë zëvendësim të plotë të shtresave rrugore, pastrim i plotë i skarpatave, etj.
Mirëmbajtja e plotë e sinjalistikës dhe infrastrukturës elektrike dhe elektronike të tunelit të Thirrës, sistemit CCTV, sistemit SCADA, etj.
Ndërtimi i sheshit të pagesës, instalimi i sistemit të pagesës, sistemit të menaxhimit të trafikut, sistemit CCTV, ndërtimi i qendres së kontrollit dhe menaxhimit të trafikut, DATA Room, infrastrukturës IT, etj.
Investitor: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë