Vizioni Ynë

Supervizionim i projekteve të rëndësishme duke kryer konsulencë tekniko-inxhinierike për: autostrada, rrugë të kategorive të ndryshme, rikonstruksione të rrugëve në rrjetet inxhinierike të nëntokës, ndërtesat e banimit dhe ato rezidenciale, porte, mbrojtje lumore, punime hidraulike dhe hidromekanike.

"INSTITUTI I KONSULENCËS NË NDËRTIM" IKN sh.p.k ka përfunduar shumë projekte të mëdha si:projektues, rishikim projekti, kolaudim, konsulencë dhe supervizion.

Supervizionimi i çdo ndërtimi nga "INSTITUTI I KONSULENCËS NË NDËRTIM" IKN sh.p.k është bërë duke respektuar në mënyrë strikte procedurat ligjore, duke filluar që nga piketimi, kontrolli rigoroz teknik i zbatimit, kontroll i cilësisë dhe sasisë deri në fazën përfundimtare të dorëzimit të objektit sipas ligjeve në fuqi, standarteve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira të ndërtimit.

Stafi teknik i "INSTITUTI I KONSULENCËS NË NDËRTIM" IKN sh.p.k ka eksperiencë shumë të mirë në menaxhimin e kontratave sipas FIDIC.

 

Cilësia

Cilësia është krenaria jonë. Cilësi lidhet në çuarjen e projekteve tona në një përfundim të suksesshëm në mënyrë profesionale dhe me një nivel të lartë të kompetencës, duke siguruar krijimin e një vlere të lartë në interes të klientëve tanë. Kjo është arritur përmes përvojës dhe aftësive të punonjësve tanë, të cilat po zgjerohen vazhdimisht.

Filozofia jonë e cilësisë rrjedh nga një orientim i thjeshtë: "Të njohim nevojat e klientëve tanë dhe t'i përmbushim ato". Ne miratojmë standardet më të mira të praktikave më të mira në ofrimin e shërbimeve tona dhe mbajmë një ambient të vetëvlerësimit dhe të përmirësimit të vazhdueshëm.

Ndershmëria

Komunikimi profesionalisht i sinqertë dhe i hapur me njëri-tjetrin siguron që ne gjithmonë veprojmë në përputhje me vlerat tona, duke fituar besimin e klientëve, partnerëve dhe kolegëve tanë. Klientët dhe partnerët tanë e dinë se ata mund të mbështeten tek ne në çdo kohë.

Risitë

Ne vazhdojmë të forcojmë pozicionin tonë duke zbatuar strategjinë tonë të rritjes së orientuar drejt klientit në një mjedis sfidues me ndryshime të vazhdueshme. Sfidat teknike janë plotësuar përmes një kombinimi të përshtatshëm të teknologjive tradicionale dhe të teknologjive të reja. Risitë e demonstruara në zgjidhjet tona janë rezultat i një qasjeje në çdo projekt si një mundësi unike.