Historik

Instituti i Konsulencës në Ndërtim ka kryer mbikqyrjen dhe kolaudimin e shumë objekteve dhe është në proçes mbikqyrjeje në disa objekte të tjera, si dhe kryen konsulenca me karakter teknik inxhinierik, ekonomik e juridik, për të gjitha subjektet e ndërtimit që gjatë punës së tyre ju lindin probleme e që kërkojnë ndihmën dhe konsulencën tonë.

Në çdo objekt të supervizuar dhe të kolauduar nga IKN sh.p.k. garantohet respektimi i të gjitha procedurave ligjore dhe në përputhje me standartet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

IKN sh.p.k. në të gjitha fazat si: të administrimit dhe menaxhimit të kontratës (projektit), të mobilizimit, të ndërtimit dhe të dorëzimit, GARANTON:

Zbatimin e punimeve sipas standarteve më të larta, dokumentimin në mënyrë rigoroze të çdo aspekti të këtij procesi, duke siguruar të gjithë dokumentacionin teknik dhe ligjor.

IKN sh.p.k. ka krijuar arkivën e saj që përmban dosjet e secilit objekt me dokumentacionin e plotë teknik, ekonomik e administrativ përkatës.

Instituti e Konsulencës në Ndërtimi ka drejtuar mbikqyrjen dhe kolaudimin në disa objekte nga të cilat veçojmë si më poshtë:

  1. Mbikqyrje Punimesh - Ndërtim Autostrada Fushë Krujë Milot Loti 10 - Kater korsi nga 3.75m  Dy korsi  shërbimi ose korsi emergjence me gjerësi 3m brezi qendror me gjerësi 2.6m Kuneta betoni 2 x 1.25m – Vlera e ndertimit 580.993.202 lek . Perfunduar ne vitin 2012
  2. Mbikqyrje Punimesh - Ndërtim Autostrada Fushë Kruje- Milot Loti 4 -Kater korsi nga 3.75m, Dy korsi  shërbimi ose korsi emergjence me gjerësi 3m Brezi qendror me gjerësi 2.6m Kuneta betoni 2 x 1.25m - Vlera e ndertimit 591.975.865 lek. Mbaruar ne vitin 2014
  3. Mbikqyrje Punimesh Objekti “Ndertim rruga Kukes-Morine,(dy viaduktet),dublimi
    • Viadukt km 13+750 ml me H.D=6 x 39.0ml
    • Viadukt km14+3750ml me H.D=8 x 39ML+2x29.0ml. Vlera e ndertimit 1.006.621.576 lek. Objekti është në ndërtim e sipër.

Hotel Plazza 24 kate me 4 kate nën tokë (3 kate parkim dhe 1 kat pjesërisht shërbime) ne qendër të Tiranës në rrugën “28 Nëntori”. Objekti përfundoi ne Prill 2016.

Mbikqyrje Bllok Banimi dhe shërbime 6,7,8 Kat Rruga Sami Frashri, Tirane Sip Totale 50.000 m2 Objekti është perfunduar ne vitin 2013.

Mbikqyrje Punimesh - Godinë Banimi dhe shërbime Rruga Bogdanëve 8,9 Kat . Objekti eshte perfunduar ne vitin 2013.

Rikonstruksioni i Bllokut 59 - Vlera e ndërtimit 117.053.952 .  Objekti është përfunduar dhe kolauduar.

Rikonstruksioni i Infrastrukturës Rrugore dhe Rikualifikimi Urban në Bllokun 59 –Tiranë përfshin zonën ndërmjet Bulevardit B. Curri, Rrugës “A.Demi’ dhe rrugën H. Safa”.

Rikonstruksion i Infrastrukturës në Bllokun 45 – Vlera e Ndertimit 158.806.814 lek Objekti është përfunduar dhe Kolauduar.

Mbikqyrje Punimesh Ndërtim Vila, Zone rezidenciale në Lundër Objektet që ndërtohen në këtë parcelë kanë një sipërfaqe ndërtimi prej 5310 m2, objektet sportive dhe pishinat kanë 454 m2, Sipërfaqja e rrugëve është 3394 m2 ndërsa sipërfaqe të gjelbëruara, dyqane, lojra terrene sportive e sistemime janë me një sipërfaqe prej 12 517 m2. Nga viti 2012-2016

 Rikonstruksioni i degëve të Bakës Raiffeisen . Kontrata e lidhur me IKN sh.p.k. konsiston në shërbimin e konsulencës/expertizës para ndërhyrjes (caktimi i metodës së ndërhyrjes, hartimi i preventivave) si dhe mbikqyrjes së punimeve të rreth 30 degëve në të gjithë Shqipërinë. Nga viti 2011 deri ne vitin 2013.

Kolaudim Punimesh Rolling Hills me rreth 120 vila të kolauduara deri ne vitin 2016 dhe duke punuar për kolaudimin në pjesën tjetër duke përfunduar.

Mbikqyrje Punimesh ne Kompleksin New Born, Hamallaj Gjiri i Lalzit. 37 Vila dhe Objekte banimi deri 3 Kat. Kontrata ka filluar në vitin 2015 dhe pritet të përfundojë në vitin 2017.

Mbikqyrje Punimesh Kompleks Vilash dhe pallate Dhërmi. Kontrata ka filluar nga viti 2015 dhe pritet të përfundojnë punimet në vitin 2017.