INSTITUTI I KONSULENCËS NË NDËRTIM shpk

IKN sh.p.k. ka ofruar vazhdimisht cilësi të lartë të menaxhimit, projektimit, mbikëqyrjes dhe shërbimeve të tjera të lidhura me konsulencën në ndërtim.

IKN sh.p.k. ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të konsulencës si: projektim, përgatitje e dokumentacionit për miratimin e lejeve dhe për procedurat e prokurimit, mbikëqyrje dhe kolaudim, duke përfshirë infrastrukturën rrugore si ura dhe autostrada, tunele, dampa si dhe ndërtesat civile dhe industriale etj.


Vlerat e Kompanisë

Mbikqyrja e çdo ndërtimi nga IKN sh.p.k. bëhet mbi bazën e respektimit të rreptë të procedurave ligjore, duke filluar që nga vendosja, zbatimi strikt i implementimit teknik të ndërtimit, kontrolli i cilësisë dhe sasisë, deri në dorëzimin përfundimtar të objektit, sipas ligjit dhe standardeve shqiptare, si dhe standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Stafi IKN sh.p.k. ka një eksperiencë shumë të mirë në kontratat FIDIC.

CILËSIA

Cilësia është krenaria jonë. Cilësia lidhet me çuarjen e projekteve tona në një përfundim të suksesshëm në mënyrë profesionale dhe me një nivel të lartë të kompetencës, duke siguruar krijimin e një vlere të lartë në interes të klientëve tanë. Kjo është arritur përmes përvojës dhe aftësive të punonjësve tanë, të cilat po zgjerohen vazhdimisht.

Filozofia jonë e cilësisë rrjedh nga një orientim i thjeshtë: "Të njohim nevojat e klientëve tanë dhe t'i përmbushim ato". Ne miratojmë standardet më të mira të praktikave më të mira në ofrimin e shërbimeve tona dhe mbajmë një ambient vetëvlerësimi dhe përmirësimi të vazhdueshëm.

NDERSHMËRIA

Komunikimi profesional, i sinqertë dhe i hapur me njëri-tjetrin siguron që ne gjithmonë të veprojmë në përputhje me vlerat tona, duke fituar besimin e klientëve, partnerëve dhe kolegëve tanë. Klientët dhe partnerët tanë e dinë se ata mund të mbështeten tek ne në çdo kohë.

RISITË

Ne vazhdojmë të forcojmë pozicionin tonë duke zbatuar strategjinë tonë të rritjes së orientuar drejt klientit në një mjedis sfidues me ndryshime të vazhdueshme. Sfidat teknike janë plotësuar përmes një kombinimi të përshtatshëm të teknologjive të reja dhe të teknologjive tradicionale. Risitë e demonstruara në zgjidhjet tona janë rezultat i qasjes ku çdo projekt trajtohet si një mundësi unike..