IKN sh.p.k. vepron sipas udhëzimeve strikte ligjore dhe etike në të gjitha aktivitetet tona. Ne ofrojmë një mjedis sfidues dhe shpërblyes për të gjithë të punësuarit dhe mbajmë një fokus të theksuar në përsosmërinë profesionale, shëndetin dhe sigurinë si dhe ndërgjegjësimin mjedisor.
Ne përpiqemi të ruajmë dhe zgjerojmë ekspertizën tonë krijuese, dizajnin teknik, mbi konkurrentët tanë. Qasja jonë bashkëpunuese reflektohet në të gjithë kompaninë dhe siguron që klientët dhe partnerët tanë të na konsiderojnë si kompani për tu mbështetur në mbikqyrjen, dizajnimin, kolaudimin dhe shpërndarjen e projekteve në të gjithë rajonin.
Për të përmbushur aktivitetet dhe projektet e saj të rëndësishme, "INSTITUTI I KONSULENCËS NË NDËRTIM" IKN sh.p.k ka punësuar Inxhinierë me shumë eksperiencë në të gjithë fushat, duke filluar nga CEO deri te Inxhinierat e kontrollit të zbatimit.