NDËRTIMI I NDËRTESËS REZIDENCIALE "DOWN TOWN ONE", TIRANË

Përshkrimi: Supervizion i punimeve dhe shërbime konsulence për ndërtesën "Down TownOne".Downtown One është një ndërtese me 37 kate dhe me 5 kate nëntokë parkimi,multifunksionale me rezidenca luksoze dhe ambiente moderne tregëtare.Me një vendodhje shumë strategjike dhe me një pamje spektakolare 360° , e harmonizuar shume mirë me arkitekturën e Tiranës. Aktivitetet e Supervizionit të IKN - së përfshijnë si më poshtë:

  • Punimet e ndërtimit për mbrojtjen me pilota
  • Punimet e betonit dhe të hekurit.
  • Punimet e hidroizolimit
  • Punimet e shtresave
  • Punime murature
  • Punime bojatisje
  • Punime fasade
  • Punime dyer &dritare
  • Ndërtimi i depos së ujit
  • Depo e ujit për mbrojtjen kundra zjarrit
  • Ndërtimi i kabinës elektrike
  • Ndërtimi i ambienteve rekreative
  • Ndërtimi i sistemit të kanalizimeve
  • Instalimi i rrjetit elektrik & IT & BMS & CCTV & DATA Room
  • Instalimi i sistemit HVAC
  • Punime të shkallëve,tarracave etj.
  • Rrjeti i punimeve inxhinierike nëntokësore si: elektrik, hidraulik, mbrojtje kundër zjarrit, kanalizime etj.

Si dhe çdo punim tjetër që kërkon mbikqyrje sipas ligjit.

Periudha: Dhjetor 2017 – Vazhdim