MBROJTJE NË BJEFIN E POSHTËM TË DIGËS QYRSAQI

Përshkrimi: Mbrojtje e bjefit të poshtëm të digës Qyrsaqi.

Ky projekt është financuar nga KESH,programi i vitit 2017 për ndërhyrjet në mirëmbajtje të disa objekteve të digës në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Kjo mbrojtje ka konsistuar në ndërtimin e një muri gabioni me gjatësi rreth 600m dhe lartësi 5m,të mbështetur në bazament me pilota të inkastruara 12m.

Gjithashtu në këtë projekt janë përfshirë  gërmimi dhe pastrimi i 4-ishujve të krijuar përgjatë lumit.

IKN sh.pk ka ndjekur dhe supervizuar gjithë proçesin e punimeve në përputhje me projektin,kushtet teknike të zbatimit,specifikimet teknike,vlerësimin e punimeve duke konsideruar rëndësinë e objektit , kohën e parashikuar dhe anën ekonomike.Punimet përfunduan 7 muaj përpara afatit të parashikuar nga Investitori.

Periudha: Prill 2017 – Nëntor 2017